
Aksident i rëndë: Shoferja humb kontrollin, përmbyset vetura

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Lezhë-Rrile, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një veturë me të cilin udhëtonte një femër ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti vetura është përmbysur.
Shoferja ka marrur lëndime të lehta, ku edhe është dërguar për në spital.
Policia ka filluar hetimet lidhur me këtë aksident.
(Kosova Sot Online)