Gjinekologu shqiptar: Ka raste kur burri, vjehrra dhe kunata shkojnë për të verifikuar virgjërinë e nuses

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 11:10
Gjinekologu shqiptar: Ka raste kur burri, vjehrra dhe kunata shkojnë për të verifikuar virgjërinë e nuses

Gjinekologu shqiptar, Rustem Celami, ka treguar se ka pasur raste kur burri, vjehrra dhe kunata kanë shkuar për të vërtetuar nëse nusja është e virgjër apo jo, përcjell “Kosova Sot Online”.

Celami potencoi se virgjëria ka të bëjë me aspektin kulturor e psikologjik ose nga trysnia kuturore fetare.

“Ka të bëjë aspekti kulturor personal, psikologjik dhe femra do të prezantohet ndonjëherë e tillë, por ka të bëjë dhe nga trysnia kulturore fetare. Ka ardhur partneri bashkë me vjehrrën për të pyetur nëse është e virgjër ose jo, ose vjehrra dhe kunata”, tha ai në një emision.

(Kosova Sot Online)