Ja kujt ia lë trashëgiminë e saj një ish-mësuese

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 18:51
Ja kujt ia lë trashëgiminë e saj  një ish-mësuese

300,000 franga, ka arkëtuar në llogarinë e tij qyteti Aaraun në Zvicër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shuma vjen nga Bertha Gertrud Riniker, një ish-mësuese e cila u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare , siç raporton “Aargauer Zeitung”.

Megjithatë, Riniker e kushtëzoi bujarinë e saj.

“Paratë duhet të përfitojnë vetëm fëmijët dhe të rinjtë nga familjet në rrethana të vështira financiare”, thotë qyteti.


Tani do të shqyrtohen “masat e përshtatshme zbatuese”.

Zonja e moshuar vdiq më 19 janar 2020 dhe u varros në varrezat Rosengarten në Aarau.

“Pas një ekzistence të plotë, ajo u lejua të hynte në përjetësi”, thotë nekrologjia e saj.

Dëshira e saj nuk është për t’u habitur, duke qenë se ajo dha mësim për dekada në shkollën fillore Gönhard në Aarau.

Nekrologjia tregon se “mirësia dhe përzemërsia” ishin veçanërisht të rëndësishme për zonjën e pasur.

(Kosova Sot Online)