Persona të maskuar terrorizojnë familjen shqiptare

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 14:22
Persona të maskuar terrorizojnë familjen shqiptare

Një familje në Dajç të Lezhës ka përjetuar momente tmerri në orët e para të mëngjesit sot.

Familja pretendon se persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre, duke terrorizuar të zonjën e shtëpisë dhe dy fëmijët.

 

Personat e maskuar kanë pretenduar se ishin policë. Ata hynë me dhunë në banesën e familjes Gjinaj për të kontrolluar shtëpinë.

Ndërkohë kryefamiljari , Artan Gjinaj ishte në Mal të Zi, ku punon si punëtor krahu. shkruan albeu.com.

Ai tha për mediet se u kthye sot në Lezhë, pasi bashkëshortja e kishte njoftuar se persona të maskuar që i ishin prezantuar si policë, kishin hyrë për kontroll në shtëpi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ende nuk dihet nëse personat të cilët kanë hyrë për kontroll në këtë banesë, kanë qenë policë. Personat e maskuar nuk kanë grabitur asgjë, vetëm kanë bërë kontrolle në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe janë larguar.

“Sot në orën 5 pa një çerek. Policia, kështu thanë, se nuk e dimë ende, kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni. Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu, vetëm unë nga 4 pjestarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen”, u shpreh kryefamiljari.

(Kosova Sot Online)