Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbetet pa pagë

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 14:41
Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbetet pa pagë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kabineti i tij, nuk kanë marrë rrogë në muajin janar, sepse Ministria e Financave nuk ka pasur mjete shtesë për pagesën e pagave, njoftuan të premten nga Kabineti i Presidentit.

Arsyetimin që Zyra e Presidentit ka marrë nga Ministria e Financave është se nuk kanë pasur mjete shtesë në buxhetin e vitit 2023 për pagesën e pagave të punonjësve në zyrën e Presidentit të Shtetit, por kabineti i Pendarovskit e ka konsideruar të pabazuar.

“Zyra e Presidentit, në përputhje me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatat e Punëtorëve, parashikoi rritje të pagave prej 5 për qind vetëm për nëpunësit civilë që janë të punësuar në Zyrën e Presidentit”.

“Kjo rritje nuk vlen për Presidentin, të emëruarit dhe këshilltarët e posaçëm në kabinet. Mjetet për buxhetin e vitit 2023 janë siguruar me kursime vetanake në buxhetin e institucionit tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e Financave”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

(Kosova Sot Online)