Një i burgosur sulmohet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

  • E.K /
  • 04 February 2023 - 09:49
 Një i burgosur sulmohet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

Një i burgosur është sulmuar fizikisht nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës, gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“LËNDIM TRUPOR-Burgu i Dubravës 03.02.2023- 15:30 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë,  po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)