Gjendet i vdekur afër tregut një 70-vjeçar

  • E.K /
  • 04 February 2023 - 10:45
Gjendet i vdekur afër tregut një 70-vjeçar

Një burrë rreth 70-vjeçar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në Pogradec, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur nga shkaqe natyrale.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Shtetit thuhet: “ Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. “

(Kosova Sot Online)