Pastruesja “hap thesin”, tregon si i gjeti tufat me euro në banesat e ish-zyrtares

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 13:01
Pastruesja “hap thesin”, tregon si i gjeti tufat me euro në banesat e ish-zyrtares

Sanitarja Rozeta Dobi në dëshminë e saj ka treguar si ka nisur punë si pastruese në shtëpinë e  zyrtares Alda Klosi dhe deri te rastet kur ka gjetur tufa me para. Sicc ka deklaruar ajo ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë që ndodhet në zoonën e “Mozaikut” të Tiranës dhe që atëherë shprehet se ka gjetur sipër krevatit të mbuluar me batanije shuma të mëdha parash.

“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në siratrin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin”, ka deklaruar përpara hetuesve sanitarja.

Sanitarja tregon se edhe në banesën tjetër të Klosit ka gjetur kuti me euro. “Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i cconte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022”, është shprehur sanitarja, sipas të cilës prerjet ishin nga 500 deri në 20 euro.

E fundit që ka pastruar ka qenë banesa në rrugën e “Kosovarëve”. “Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasaforten e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek “Unaza e re”.  Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesëmen thash t’i sistemoja paratë, ku shumën më të madhe të tyre e futa në tubin e aspirimit”, ka thënë përpara hetuesve Dobi.

(Kosova Sot Online)