Tërmeti në Turqi: Gazetari lë raportimin live, merr në krah vogëlushen e tmerruar dhe e qetëson, “Mos ki frikë”

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 14:46
Tërmeti në Turqi: Gazetari lë raportimin live, merr në krah vogëlushen e tmerruar dhe e qetëson, “Mos ki frikë”

Tërmeti në Siri dhe në juglindje të Turqisë ka shkaktuar viktima dhe shumë të lënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Malatya të Turqisë një gazetar i televizionit A Haber ishte në lidhje direkte duke raportuar për tërmetin teksa ra tërmeti i dytë.

Gazetari turk la për një çast detyrën ku ishte duke raportuar dhe vrapoi të ndihmonte një grua me fëmijët e mitur.

“Mos ki frikë”, dëgjohet t’i thotë vajzës së vogël gazetari duke shtuar; “kaloi më shiko mua, tani je mirë”- i thotë vogëlushes, duke treguar se humanizmi është shumë herë më i rëndësishëm në raste te tilla.

(Kosova Sot Online)