Prizren: Rrahu bashkëjetuesen e mitur, arrestohet një person

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 08:40
Prizren: Rrahu bashkëjetuesen e mitur, arrestohet një person

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij të mitur, shkruan “Kosova Sot Omline”.

Rasti ka ndodhur para dy ditë në Prizren.

Kurse, viktima dhe i dyshuari kanë një fëmijë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Prizren, 05.02.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e mitur, viktima dhe i dyshuari janë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)