Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 09:13
Një person gjendet i vdekur  në banesën e tij në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

Kurse, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë, 07.02.2023 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policer.

(Kosova Sot Online)