Berisha: PD do hyjë në zgjedhjet e 14 majit

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 15:28
Berisha: PD do hyjë në zgjedhjet e 14 majit

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Berisha theksoi se ka përpjekje nga Edi Rama për të përjashtuar partinë kryesore të opozitës nga zgjedhjet, me metoda antikushtetuese dhe antiligjore. 

Por Berisha dha garanci se Edi Rama do të largohet nga pushtet pas shpërthimit të skandalit "McGonigal". 

"Ka edhe një motiv më të madh, motivi i mbrojtjes së pluralizimit. Edi Rama përpiqet të përjashtojë nga zgjedhjet Partinë Demokratike në mënyrë më antikushtetuese, më antiligjore, ne kemi vendimin e gjykatës, ky nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive të vendimit që është automatik. A është e gatshme PD të mos hyjë në zgjedhje? Jo. PD do të hyjë në zgjedhje me Kushtetutë dhe me ligj. Edi Rama do të ikë. Nuk mundet kush të na pengojë. Kemi vendimin e Gjykatës, nuk zhbëhet vendimi i Gjykatës. Fillojnë protestat të cilat përfundojnë me largimin e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në zgjedhje me një logo tjetër? Kurrë. Ne do marrim pjesë. Do rrëzojmë Edi Ramën përpara. Nëse Rama mendon se mund të na përjashtojë zgjedhjet nga këto, atëherë do përdorim çdo mjet për rrëzimin e tij. Nuk mund të shuhet PD pse do një kriminel, një njeri që hakmerret për etërit e tij", u shpreh Berisha.  

(Kosova Sot Online)