Dy motrat shpëtohen nga rrënojat pas 101 orësh, 15-vjeçarja: Më ka marrë malli për akullore

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 11:59
Dy motrat shpëtohen nga rrënojat pas 101 orësh, 15-vjeçarja: Më ka marrë malli për akullore

Dy motra adoleshente janë shpëtuar 101 orë pas tërmetit që goditi Turqinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.

Njëra motër e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

(Kosova Sot Online)