Sot zhvillohet protesta e opozitës shqiptare , Berisha mbledh demokratët para Kryeministrisë, blindohet selia e qeverisë dhe disa akse të bllokuara

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 08:45
Sot zhvillohet protesta e opozitës shqiptare ,  Berisha mbledh demokratët para Kryeministrisë, blindohet selia e qeverisë dhe  disa akse të bllokuara

Shqiptarët priten ti bashkohen sot protestës së thirrur nga opozita në orën 12:00 para selisë qeveritare me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të jetë masive pasi të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje për të siguruar një pjesëmarrje sa më të lartë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Disa nga protestuesit mbërritën dje në Tiranë,  Një grup me 200 persona është caktuar që të merret për mbarëvajtje e protestës.

Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet në sheshin “Skënderbej”, por pjesa me madhe e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme, që pritet të nisë sot. Mbi 1000 efektivë do të jenë gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së të shtunës të thirrur nga opozita. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e këtij tubimi uniformat blu kanë njoftuar se prej orës 10:00 të mëngjesit të sotem do të devijohet trafiku në akset që lidhen me Bulevardin Dëshmorët e kombit ku do zhvillohet protesta.

(Kosova Sot Online )