"Vajza ime është gjallë nën rrënoja, po i dëgjohet zëri, Jam i shkatërruar"

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 14:23

Aktori turk, Orhan Aydın, njoftoi duke thënë se ish-gruaja e tij u nxor nga rrënojat dhe por jo edhe vajza e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Orhan Aydın, i cili bëri një postim të ri, dha informacion duke thënë: “Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Tëitter.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, ka sjellur shumë viktima dhe të lënduar.

(Kosova Sot Online)