Mediat e mëdha amerikane citojnë Këlliçin: McGonigal goditi opozitën shqiptare

  • S.A /
  • 17 February 2023 - 11:30
Mediat e mëdha amerikane citojnë Këlliçin: McGonigal goditi opozitën shqiptare

Shtypi amerikan nuk po ndalet, po vazhdon akoma më fuqishëm ti bëjë jehonë skandalit Rama -McGonigal, me lidhjet e tyre korruptive për ta  goditiur opozitën në Shqipëri, shkruan "Kosova Sot Online".

Dy nga mediat më të mëdha në SHBA, raportojnë se Charles McGonigal u pagua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për të goditur opozitën, përcjell Syri.net. Të dyja këto media citojnë kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

“Ndërkohë sërish në Shqipëri, McGonigal nisi hetimet për rreth 12 kundërshtarë politikë të kryeministrit shqiptar, sipas Belind Këlliçit, një kundërshtar politik i kryeministrit. Hetimet mesa duket u përdorën për të bllokuar kundërshtarët e kryeministrit që të bëjnë biznes me SHBA, duke përfshirë edhe debankimin e tyre nga sistemi bankar i SHBA,” shkruan portali i të djathtës amerikane, Breitbart.

Këlliçi ka folur edhe për gazetën e njohur njujorkeze, ‘New York Post’.

“Pse e paguanin shqiptarët McGonigalin?

Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike opozitare në Tiranë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarë politikë të kryeministrit socialist Rama, hetime të përdorura për t’i deklaruar persona non grata, që nuk mund të bënin biznes apo të hapnin llogari bankare në SHBA.

Rreth një duzinë politikanësh të opozitës apo njerëz nga biznesi që përkrahnin partitë opozitare u futën në “listën e zezë” të McGonigal.

Ajo përfshinte liderin e opozitës Sali Berisha, i cili u godit me statusin persona non-grata dhe u ndalua të hynte në SHBA me vendim të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken,” shkruan gazetarja Miranda Devine e ‘New York Post’. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )