Rast si në filma në Prishtinë: Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë, i ikë nga vetura

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 09:28
Rast si në filma në Prishtinë: Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë, i ikë nga vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona e kanë marrë me forcë në veturë një burrë në Prishtinë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, raporton “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.

Policia ka treguar në njoftimin e tyre se është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

Rasti për këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)