Skenderaj: I mituri e plagos me armë zjarri një të mitur tjetër

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 10:01
Skenderaj: I mituri e plagos me armë zjarri një të mitur tjetër

Një i mitur është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, një të mitur në fshatin Qirez të Skenderajt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

(Kosova Sot Online)