Meta - Ramës: Mua dhe Berishën nuk na blen, koha e lidershipit opozitar të shitur ka përfunduar!

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 14:01
Meta - Ramës: Mua dhe Berishën nuk na blen, koha e lidershipit opozitar të shitur ka përfunduar!

Nga Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, është shprehur se Edi Rama do të përgjigjet për tentativën e tij për të instaluar një regjim dhe se koha kur blinte lidershipin e opozitës, ka përfunduar. Meta theksoi  se Edi Rama duhet të përballet me komisionin hetimor për aferën “McGonigal”, një akt korruptimi që sipas tij minon marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik.

Kryeministri Edi Rama do të përgjigjet përpara shqiptarëve për përpjekjen e tij për të instaluar një regjim autoritar, teksa koha kur përballë kishte një opozitë të shitur ka përfunduar. Ky ishte mesazhi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, drejtuar shefit të mazhorancës, Edi Rama.

Në fjalën e tij në Konventen Kombëtare të Partisë së Lirisë, Meta iu rikthye sërish skandalit “McGonigal”, ku theksoi se akti korruptiv i Ramës minoi marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik, teksa thekoi se Rama duhet të përballet me komisionin hetimor.

14 maji për Ilir Metën do të jetë fundi i mungesës së llogaridhënies në pushtetin vendor. Për Ilir Metën, kryeministri Rama është peng i krimit të organizuar, por vota e shqiptarëve do t’i japë fund këtij regjimi të zhytur në korrupsion dhe të lidhur me krimin.

(Kosova Sot Online)