Edukatorja e goditi një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë, Nagavci: Edukatores i është ndërprerë marrdhënia e punës, dhuna është e patolerueshme

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 13:50
Edukatorja e goditi një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë, Nagavci: Edukatores i është ndërprerë marrdhënia e punës, dhuna është e patolerueshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar rreth rastit, ku një edukatore e ka goditur me shuplakë në fytyrë një fëmijë në një kopsht privat në Mitrovicë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nagavci ka njoftuar se Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës.

Tutje Nagavci ka shkruar se uron që ky rast të jetë i fundit, duke shtuar se dhuna është e patolerueshme dhe e dënushme.

“Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës. Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë. Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, thotë Nagavci.

(Kosova Sot Online)