Në disa zona të Kosovës mund të ketë vërshime të shpejta

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 08:27
Në disa zona të Kosovës mund të ketë vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se reshjet e intensitetit të ulët të cilat kanë filluar dje, disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas institutit, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës. Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare është rrethe 30 % ndërsa 20-vjeçare: 3 %.- Pjesa veriore: Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 41 % ndërsa 20-vjeçare: 27 %”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online