Skandali “McGonigal”/ Denoncimi i Sali Berishës: Rama i vendosi gjobë 500 milionë lekë biznesmenit! Ka ardhur koha që…

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 14:02
Skandali “McGonigal”/ Denoncimi i Sali Berishës: Rama i vendosi gjobë 500 milionë lekë biznesmenit! Ka ardhur koha që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sot se kryeministri Edi Rama i ka vendosur biznesmenit Ylli Ndroqi një gjobë, siç thotë ai përmes mafiozëve të tij.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se këto janë pasojat e skandalit të McGonigal.

Ish-kryeministri tha se dënon me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Ramës, ndërsa u shpreh se drejtësia do të veprojë edhe për Ramën.

Ai tha se ka ardhur koha që të gjithë të përfshirë në aferën McGonigal, direkt apo indirekt të dalin para drejtësisë.

“Po me këtë aferë unë informoj publikun se pas aktit të guximshëm të biznesmenit Ylli Ndroqi për të denoncuar gjobëvënësit, njerëzit më të afër të Ramës, mafiozët Ducka-Neza, për të denoncuar kërcënimet e tyre se ky refuzon të paguajë gjobën, pas këtij akti, sipërmarrjes së tij të konfiskuar në mënyrën më antiligjore, Rama urdhëron ti vihet, që de facto konsiderohet shtetërore, ti vendosë edhe 500 mln lekë gjobë para dy ditësh. Shikoni pasojat e aferës McGonigal.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të Edi Ramës, i cili do ketë fatin e McGonigal dhe ja them këtu sot, asnjë manovër, asgjë nuk do ta shpëtojë atë para ndëshkimit ligjor, për aktin e shëmtuar korruptimin dhe rekrutimin në një akt absolutisht armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s, rekrutimin e kryezbuluesit të SHBA, në një akt antikushtetues përdorimin e korrupsionit dhe korruptimin e tij për shkatërrimin e opozitës. Unë kam besim se ligji dhe e drejta do të mbizotërojë. Koha ka ardhur që të gjithë të përfshirë në aferën McGonigal, direkt apo indirekt të dalin para drejtësisë”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)