Meta: Rama po bën gjithçka që shqiptarët të ikin, dhe vendi të shpopullohet

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 11:36
Meta: Rama po bën gjithçka që shqiptarët të ikin, dhe vendi të shpopullohet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

Përmes rrjeteve sociale Meta thekson se opozita është e vendosur për ta ndalur këtë shpopullim, dhe ky thotë ai është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.“Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

Ne duam dhe jemi të vendosur t'i japim fund dramës së shpopullimit. Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.

Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

(Kosova Sot Online)