Berisha godet kryeministrin Rama: McGonigal shkoi aty ku e meriton si tradhtar i kombit të tij. E sigurt që edhe Rama do ketë këtë fat

  • S.A /
  • 02 March 2023 - 11:22
Berisha godet kryeministrin Rama: McGonigal shkoi aty ku e meriton si tradhtar i kombit të tij. E sigurt që edhe Rama do ketë këtë fat

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në seancën e sotme në Kuvend se Edi Rama do ketë fatin e Charles McGonigal.  “Këtu në parlament keni qarkulluar mashtrimin se janë 152 të blacklistuar. Çfarë bënit ju me këtë? Krijonit vetëm begraundin e gjobave që ekipi Rama-McGonigal vendoste nëpërmjet Nezës, Duçkës.

Çfarë ishte ajo klimë që krijoi?

Ndaj u them: stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Ta dijnë shqiptarët se këta, së bashku me Yuri Kim, bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane, me qëllimin e vetëm që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri.

Me SHBA na lidhin miqësi dhe vlera të jashtëzakonshme, por ata që manipulojnë me këto marrëdhënie, janë armiqtë më të mëdhenj të këtyre marrëdhënieve.

Do vijë dita, të mësojë edhe shqiptari i fundit se çfarë malli jeni ju, se çfarë mafie e rrezikshme, se nuk keni interes tjetër përveç pasurimit tuaj.

Në traditën atërore tuajën, kundërshtarët janë për t’u zhdukur. Dhe monizmi është regjimi më i mirë.

Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaj, për të sulmuar antikorrupsionin në Shqipëri, ata që ditë e natë denoncojnë krimin.

McGonigal shkoi aty ku e meriton si tradhtar i kombit të tij. E sigurt që edhe ti do shkosh aty ku e meriton edhe si tradhtar i demokracisë.

Ndaj kërkoj me çdo kusht krijimin e komisionit me të drejtën kushtetuese,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online )