Skandali McGonigal/ Rama shfazohet kundër opozitës dhe braktis sallën e Kuvendit pas fjalimit

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 11:58
Skandali McGonigal/ Rama shfazohet kundër opozitës dhe braktis sallën e Kuvendit pas fjalimit

Mocionin me debat në parlament për skandalin “McGonigal”, kryeministri Edi Rama e konsideroi absurd.

Në fjalën e tij, Rama tha se ish-zyrtari i lartë i FBI është nën akuzë për bashkëpunim me oligarkun rus Deripaska dhe se nuk ka asnjë lidhje me të.

Pasi lëshoi një lumë fyerjesh dhe sharjesh ndaj opozitës, Rama e braktisi sallën e Kuvendit. Burimet thonë se sërish ai do largohet jashtë vendit, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri vetëm një ditë më parë.

“Janë po ata që kur ishin në pushtet i kanë bërë të tëra të zezat për të cilat na akuzojnë natë e ditë qysh se ranë në opozitë. As unë s’kam ardhur sot dhe s’do vij më këtu për ta. Këtu kam ardhur dhe do vij sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve dhe deputetëve të shumicës të cilët sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat. Ky është mbase mocioni më absurd në historinë e këtij Kuvend.

E kam menduar prej kohësh dhe e kam thënë, nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përditshëm të përplasjes dhe zhurmës pa kuptim. Nderin e përballjes me mua këtu apo jashtë këtyre mureve duke rrokanisur kokën e miletit, nuk keni për ta pasur më si deri dje. Mbushni mendjen vetes dhe i thoni sa të doni të tjerëve se jam fshehur dhe jam tretur. Në këtë vallen pa mbarim të shpatave tuaja janë kthyer në pjesë të pandarë të saj. Keni hyrë në vitin e 10 të rrugës kur më keni rrëzuar disa herë çdo vit, keni mbledhur 100 mijë deri në 200 mijë njerëz në bulevard duke më detyruar të fshihem në malin e Dajtit dhe më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit dhe ky vit i 10 do jetë viti më i madh i fitores tuaj,” tha Rama.

(Kosova Sot Online)