Vdes një i burgosur nga ky qytet i Kosovës

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 20:17
Vdes një i burgosur nga ky qytet i Kosovës

Ka ndërruar jetë i burgosuri R.S, i lindur më 1959, sot rreth orës ‪17:52 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se 64-vjeçari nga pranimi i tij në QP Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.

“Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin  Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë.

Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjise, për evaluim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndrruar jetë”, thuhet në njoftim


(Kosova Sot Online)