Meta: Rama e tregoi panikun e tij, por më 14 maj opozita do të jetë në votime

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 12:56
Meta: Rama e tregoi panikun e tij, por më 14 maj opozita do të jetë në votime

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se pavarësisht vendimit që mori drejtësia e Edi Ramës dje me aktin brutal ndaj PD-së, opozita do të jetë në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe do të herë votën për rivendosjen e pluralizimit politik në Shqipëri.

Ilir Meta foli nga një takim me strukturat e PL në Vaun e Dejës.  

“E dinë tani se kush është drejtësia e Edi Ramës," tha Meta. 

"Por, përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka dhe njohuritë më minimale të jurisprudencës, Edi Rama tregoi gjithashtu panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë dhe njëkohësisht deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet.

Ndaj, çdo shpresë e tij se opozita do të mund të mungojë më 14 maj, të jetë qartësisht e shuar për cilindo. Opozita do të jetë më 14 maj atje te qendrat e votimit, atje do të hedhë votën dhe do t’i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për rivendesojen e pluralizimit politik në Shqipëri, jo vetëm për të çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor. Ju e dini shumë mirë se kemi një pushtet vendor monist, diskriminues, tërësisht jotransparent.” 

(Kosova Sot Online)