Aksidenti tragjik në Greqi, konfirmohen 4 viktima shqiptare nga tragjedia hekurudhore

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 15:59
Aksidenti tragjik në Greqi, konfirmohen 4 viktima shqiptare nga tragjedia hekurudhore

Në mesin e 57 viktimave nga tragjedia e përplasjes së trenave në Larisa të Greqisë, 4 prej tyre viktimave janë shqiptarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministria e Jashtme shqiptare përmes një njoftimi ka bërë të ditur emrat e këtyre viktimave.

Viktimat janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Kurse, pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur”, Denis Ruçi.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

(Kosova Sot Online)