Vushtrri: Burri e dëbon me forcë nga shtëpia gruan dhe djalin dyvjeçar

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 12:04
Vushtrri: Burri e dëbon me forcë nga shtëpia gruan dhe djalin dyvjeçar

Një femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj dyvjeçar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri në orët e vona të mbrëmjes.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.

Viktima ëstë dërguar në strehimore.

“Vushtrri 07.03.2023 – 23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj 2 vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore.

(Kosova Sot Online)