Tahiri: Shumë politikë, pak ekonomi - Nuk ka as ngritje të pagave

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 12:19
Tahiri: Shumë politikë, pak ekonomi - Nuk ka as ngritje të pagave

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka rreth situatë së keqe në ekonomi, përcjell “Kosova sot Online”.

Tahiri ka thënë se tre lajme jo të mira janë, rritja e çmimit të rrymës, e tatimit në pronë si dhe ligji i pagave.

Tahiri shtoi se nuk ka rritje te pagave dhe as subvencione.

“Tri lajmet e fundit janë tepër dëshpëruese: e para me paralajmërimin e rritjes së çmimit të rrymës. Rritja e çmimit të tatimit në pronë, dhe e treta lidhet me Ligjin e Pagave. Nja 10 mijë njerëz janë gëzu, nja 70 mijë të tjerë janë dëmtuar. Nëse vijmë në këtë seancë e dëgjojmë kryeministrin duke u sjell rreth politikës ky do të jetë viti i kapitullimit ekonomik”, tha Tahiri.

“Jam këtu të adresoj kurthën në të cilën qeveria ka ra, në kurthën e diskutimit politik të dialogut, dhe neglizhencën totale të jetës dhe ekonomisë e mirëqenies. Shumë politikë, pak ekonomi. Pak jetë, shumë politikë. Është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendimet në qeveri të lidhen me politikën dhe temat e larta, e asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të shoqërisë dhe qytetarëve”, deklaroi ai.

“Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim në vete të qeverisë. Nëse i shohim tendet globale të inflacionit shohim që inflacioni ka ra, në Kosovë është ngritur. Nuk ka as ngritje të pagave, e asnjë veprim e as subvencion. Ekonomia e bën jetën, ndërsa kjo qeveria e a kthyer në qëllim vetëm diskutimin politik”, përfundoi Besnik Tahiri.

(Kosova Sot Online)