Ambasadori francez tregon 2 data të mundshme për liberalizimin e vizave të Kosovës

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 15:20
Ambasadori francez tregon 2 data të mundshme për liberalizimin e vizave të Kosovës

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se më 1 janar të vitit 2024 mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave.

Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024). Janë diskutime teknike ku unë nuk mund të tregoj datat e sakta. Mendoj se jemi duke iu ofruar të lejojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza për 90 ditë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)