Berisha: Sa të jetë PD në pushtet, vetëm rritje rrogash dhe pensionesh do të jetë qëllimi i parë!

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 09:45
Berisha: Sa të jetë PD në pushtet, vetëm rritje rrogash dhe pensionesh do të jetë qëllimi i parë!

Fjala e plotë e kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e Fisnik Qoses, kandidatit të opozitës për bashkinë e Kavajës.

​Të dashur demokrate e demokratë të Kavajës, qytetare e qytetarë të Kavajës, kudo që jeni sot, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh ndaj jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme, rolin tuaj në demokracinë shqiptare, për dashurinë tuaj për Kavajën për Shqipërinë.

I dashur kandidati ynë i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i primareve, i fitores, Fisnik Qosja. I dashur kryetar i PD, të dashur drejtues të PD-së, në qendër dhe rreth, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për punën që bëni.

Ne sot mblidhemi këtu në një kohë kur në pallatet e krimit, të organizatave kriminale, po bëhen projekte ogurzeza, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri, nga zgjedhjet. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, merr nga qytetarët e Kavajës dhe do e marrë nga mbarë shqiptarët.

Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare dhe kalvare si asnjë forcë tjetër politike në Europë dhe botë në vendet e lira. Përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj. Të gjitha këto, se këta mafiozë shqiptarë, amerikanë e çfarëdolloj kombi ishin, kishin vetëm një qëllim; pushtetin e Edi Ramës ta forconim me të gjitha mjetet në mënyrë që këtu të bashkësundonin me të, në mënyrë që Shqipëria të boshatisjes nga shqiptarët, që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të mbretëronte, sundonte mafia.

Kjo goditje u përballua me një guxim epik nga ju epik nga ju demokratët e demokratet e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Ju u ngritët me guxim, të vendosur, si të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besoni, të idealeve që besoni.

Miqtë e mi po të kthehemi 30 viteve më parë, shumica juaj ndoshta nuk i mban mend ato vite, por çfarë gjejmë në Kavajë, në Kavajë gjen burra dhe gra, djem, vajza e të moshuar, që më shumë se kudo tjetër, në Shqipëri dhe Europë, kishin ruajtur në shpirt vlerat më të çmuara të njeriut. Kishin ruajtur besimin tek zoti, tek familja, tek Kavaja, respektin për njëri-tjetrin, për Shqipërinë.

Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër në agun e ndryshimeve të mëdha. Ishin këto vlera të mbrujtura në shpirtin e kavajasve që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlera që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur.

Në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoll si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato.

Besojmë në kauzë të drejtë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë, ta mbrojmë atë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, sepse ne jemi qytetarë dhe qytetare, jemi njerëz të cilët besojmë se gabojmë, nuk e konsiderojmë kurrë veten si të pagabueshëm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i përsëritim, i pranojmë dhe nuk i përsëritim.

E tha Fisniku se ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh. Por do të ju rrëfej unë këtu ju,  se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë s’na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin, dëshirat e qytetarëve shqiptarë. Ne do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.

Në këto zgjedhje në vijmë më krenarë se asnjëherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju. Kam paraqitur tek ju, deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar, njerëz që i vlerësoj jashtë mase për kontributet. Por kësaj here vij më i çliruar, më krenarë se asnjëherë, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, është kandidati i lirisë, sepse e zgjodhët ju, dhe ju do të firmosni fitoren e tij.

Kudo që shkojmë ne kemi dalë para shqiptarëve dhe dalim ballëhapur, sepse me procedura transparente keni emëruar përfaqësuesit, kandidatët për qytetarë të parë. Dhe u garantoj ju, se ky është një hap i madh që kemi bërë ne në hapësirën e lirisë. Na bën ne më të fortë se kurrë. Se ky hap, ky vendim dhe ky proces, e bën përfaqësimin tuaj më të përgjegjshëm se çdo forcë përfaqësimi tjetër dhe kjo është një kusht, rrethanë e fuqishme për fitoren tonë.

Miqtë e mi!

Ne nisim këtë fushatë, betejë elektorale në një moment kritik për vendin. Në një moment që Shqipëria lëngon në një monizëm të plotë, të egër, barbara, në një monizëm që bazohet në krimin, drogën, bazohet në vjedhjen tuaj nga mëngjesi deri në darkë nga sekti më antishqiptar që ka njohur kombi, sekti i rilindjes me në krye Edi Ramën.

Në fakt një proces e ka të hapur me McGonigalin dhe dosjet i ka gjer në tavan dhe këtu është i gjithë problemi, dhe ta kemi të qartë se këtu qëndron frika, tmerri, nga PD-ja, nga vota e juaj, nga largimi nga pushteti.

Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të Konventës së OKB-së, mbi gjenocidin. Ky nen thotë; krijimi i kushteve të llogaritura për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë është akt gjenocidal.

A nuk është krijim kushtesh për të tmerruar qytetarët shqiptarë kur ti autorizon veten të shkatërrosh çdo banesë që do ti, sepse është 50 vjeçare, në një kohë kur të tillë janë mbi 300 mijë banesa në Shqipëri, mbi 200 mijë apartamente dhe ky akt nuk ekziston kund në botë. Ky akt synon ti tmerrojë shqiptarët, ti largojë nga Shqipëria, të krijojë pasiguri të plotë, ky akt synon të ju grabisë, të ju plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët, për të investuar qeveritarët.

Mora vetëm vendimin e fundit, por ai që deklaroi para medieve se firmos, pam, pam, pam, e fap, fap, fap, ai vjedh, pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Ta dini nga unë. Miqtë e mi, një kryeministër nuk firmos kurrë pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Një kryeministër firmos me ligjin para, mendon 7 herë para se të firmosë një herë, një kryeministër qëndron besnik i ligjit, qëndron në anën e mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tij.

Këto zgjedhje janë jetike, janë ndofta zgjedhjet pas viteve ’90 më të rëndësishme në historinë e këtij vendi, sepse ne jemi në një betejë me një monizëm që nuk njeh asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë dhe asnjë standard.

Ndaj dhe sot çdo qytetar i Kavajës dhe Shqipërisë është në mision të madh, historik për t'i dhënë duart këtij regjimi. Fitorja mbi monizmin fillon në 14 maj, kjo fitore është përcaktuese për Kavajën, për Shqipërinë. Kjo fitore është përcaktuese për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Kjo fitore është përcaktuese për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo fitore kërkon ti dalim zot Shqipërisë.

Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrirë me tentakula me këta zyrtarët e klonuar prej tij, të cilët vjedhin ditën, natën, në gjumë, me hënë, me diell, në shi në çdo kohë, paratë tuaja. Ju urren ju ai, ai i urren shqiptarët.

Një kryeministër që i lejon vetes të qarkojë botën me avion me dhomë gjumi, sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, një kryeministër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime me avion në dispozicion, një kryeministër që blen vazon e drurit  4 mln euro, një kryeministër që ulet drekon, e darkon me 10 mijë euro, ju them unë ju, ai ndaj qytetarëve ka vetëm përçmim, ka vetëm urrejtje.

Ka atë urrejtje dhe përçmim që ka hajduti që i vjedh, edhe Edi Rama vjedh qytetarët nga mëngjesi deri në darkë dhe ndaj i lejon vetes gjithçka, çdo lloj luksi, shpenzimi.

Po të kthehemi bashkë në vitin 2012, në atë kohë kishte shumë vizitorë, por jo pak prej tyre makinë të blinduar. Kishim një të modifikuar dhe e vendosëm e blemë një tjetër për delegacionet. Asnjë ditë të vetme dhe kurrë unë atë veturë, atë makinë nuk e kam pasur në dispozicion.

A u kujtohet si u mbush shtypi i tyre me sulme; Berisha bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë. Fluturimet e Edi Ramës janë sot 35 herë më të kushtueshme se Benzi që u ble për delegacione.

Edi Rama urren shqiptarët. Në 2013 ju qytetarët shqiptarë ishit në një arritje, e quaj atë nga më të mëdhatë në histori, pse nga njëra më të mëdhatë? Shumë të varfër kemi qenë, diktatura na renditi ne në njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Por në 2012 ne dolëm nga ato hone ku ishim zhytur, u renditëm me kombet me të ardhura të mesme të larta. Me rroga e pensione, u renditëm të parët në Ballkan. Lamë mbrapa dy vende të BE-së, sigurisht ua them këtu kjo ishte një nga qëllimet absolute më madhore të qeverisë dhe Sali Berishës në atë kohë.

Më thoni ju mua a kishte korrupsion? Po kishte korrupsion, por kishte luftë të vendosur kundër korrupsionit, sepse përveç dyshimit të rrogave dhe pensioneve dhe gjithsej duke rritur borxhin me 4.6 %, ne rindërtuam dhe ndërtuam 11 mijë km rrugë, ne ja dolëm të ndërtojmë dhe rindërtojmë mbi 1300 shkolla, kopshte, çerdhe në mbarë vendin.

Ia dolëm të ndërtojmë qindra qendra, të ndërtojmë impiante të përpunimit të ujërave të zeza, të parin e kemi inauguruar në Kavajë.

Kur kemi dorëzuar pushtetin kemi ndërtuar 11 të tilla në mbarë Shqipërinë, ta sjellim Shqipërinë në moshën e internetit. Dhe borxhi u rrit me vetëm 4.4 %, ishte 58.2 arriti 62.6.

Edi Rama e rriti borxhin 43%. Edi Rama vodhi buxhetin dhe paratë e borxhit 80-90 % e tyre. Rrogat sot janë 30% po të krahasojmë me inflacionin më të ulëta se në vitin 2013. Pensionet sot janë nga më të ulët, më të papërballueshmet.

Mburrej sot se ua bëra fishat e insulinës falas. Tallje cinike, ata nuk meritojnë vetëm fishat e insulinës, meritojnë çdo ilaç falas, meritojnë dyfishim pensionesh, kujdes shëndetësor, trajtim krejt tjetër. Nëse nuk do i urrente qytetarët shqiptarë, ai nuk mund të mendonte kurrë të ngrinte rrogat.

Me borxhin që ka marrë ai mund dyfishonte çdo vit rrogat e shqiptarëve. 122 miliardë lekë u vodhën vetëm në 9 muaj e vitit 2022. Ato janë 30% më shumë se fondi vjetor i pagave në Shqipëri. Por ky vjedh, sepse ndërton rrugën me çmim 6-10 herë më të shtrenjtë se sa ndërtojnë në Europë, se ndërton shkollën 6-10 herë më të shtrenjtë se sa ndërtojnë në Europë. Ky vjedh se ndërton rrugët anësore nga Lekaj në Fier, me çmim 3 herë më të shtrenjtë seç ka kushtuar rruga kryesore e autostradës. Ky vjedh në çdo gjë.

Ndaj dhe ky do si i mbyturi të kapet pas çdo fije bari, pas Bashës dhe Bravës për të mbajtur pushtetin. Por sot i thashë, të gjitha bravat dhe alibashët e Ballkanit po të grumbullosh, do të humbësh, do mundesh do pësosh vetëm disfatë.

Thirrja ime më e parë është për ju, të cilat në çdo fushatë, në çdo përpjekje keni luajtur rolin absolutisht më kryesor në fitoren e PD-së. Ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast, të ju bëj thirrje ju, të gjithë qytetarëve; kjo kohë që ka ngelur nga 14 maji, të bëjmë gjithçka në mënyrë që Fisnik Qosja, të ulet si shërbëtor i juaj, si djalë i juaj, si fisnik i juaji në postin e kryetarit të Bashkisë, të ua kthejë shtëpinë e qytetit, në shtëpinë e parë të qytetarëve.

Kjo kërkon që i madh e i vogël, që të gjithë ne së bashku të bëjmë gjithçka, të bashkojmë forcat tona me të gjithë qytetarët e këtij qyteti. Unë u them ju se Kavaja në kushtet më të vështira, ka fituar se u bashkua, se ishte qyteti më i bashkuar dhe shumë nga ju e mbajnë mend shumë mirë këtë. U çlirua e para se ishte më i bashkuari qytet. Nëse ne bashkohemi sot siç u bashkuan kavajasit 32 vite më të parë, Edi Rama nuk ka të ardhme, merr atë që meriton në 14 maj.

Nuk është betejë kjo vetëm për një parti, nuk është betejë për Sali Berishën. Është betejë për fatin e demokracisë, pluralizmit në Shqipëri, është betejë për ti dalë zot Shqipërisë, për të ndaluar rrokullisjen e saj. Është betejë për të shndërruar Kavajën në tokën e bekuar siç e ka bërë Zoti, për bijtë dhe bijat e Kavajës. Për të shndërruar Shqipërinë në vendin e bekuar të cilin hajnat, hajdutët, bandat po e shndërrojnë për shqiptarët në një vend ku nuk mund të jetojnë, një vend të mallkuar. Këtë nuk e meritojnë kurrë.

Pra, këto janë dimensionet e misionit tonë. Mision më të madh nuk kemi pasur ndonjëherë dhe këtë mision ta përmbushim ne atë. Ju garantoj se do të jemi krenar gjithë jetën me detyrimet që kryejmë. Do të jemi krenar para fëmijëve tanë, do jetë investimi më i shkëlqyer që kemi bërë për veten dhe fëmijët tanë.

Ka demokrate, ka demokratë të cilët për një arsye apo një tjetër, kanë mbetur zemërthyer. Por atyre u them sot secilit prej tyre, në dritën e diellit, çdo njeri që ka sy, ka parë se Lulzim Basha, se Alibasha janë pengje të neveritshme të një njeriu, të një armiku të egër të demokracisë dhe shqiptarëve.

Se Edi Rama përdori këto vegla, pengje për ti dhënë sipas tij, një goditje fatale PD-së, por ai dështoi, ai do të dështojë, ai dhe Bravat dhe Alibashët i përkasin turpit të historisë. Demokrate e demokratë kudo që jeni, bëni zgjidhjen, zgjidhja është me PD, me pluralizmin, demokracinë me Kavajën, me Shqipërinë.

Zgjidhja është në dorën tonë, në dorën tuaj duke trokitur në zemrën e çdo fqinji, qytetari, kudo në të 4-anët e këtij rrethi, duke u ulur, duke diskutuar. Do u thonë, demokratët kanë bërë gabime, po, por demokratët i njohin dhe i korrigjojnë gabimet. Do u thonë si mund të dyfishohen rrogat. Kur janë dyfishuar 10 vite më parë tani rrogat trefishohen, jo dyfishohen.

Ju garantoj unë ju, se sa të jetë PD në pushtet, rritja dhe vetëm rritje rrogash dhe pensionesh do të jetë qëllimi i saj më i parë.

Garantoj bizneset e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, se lehtësitë për to, mbështetja e tyre, ulja drastike e barrës fiskale të cilat burojnë nga konceptet, besimet tona për iniciativën e lirë, do të jenë pjesë palcore e programit tonë. Ndaj mbështeteni këtë lëvizje, këtë përpjekje, mbështeteni këtë revolucion sepse sot Shqipëria ka nevojë të madhe për mbështetjen tuaj.

U them të rinjve, ju ftoj të bëheni fytyra e këtij revolucioni, energjia dhe guximi i tij. Trokisni në çdo derë, bisedoni me çdo qytetar, sepse fjala juaj është lutja më e mirë për ta. Çdo njeri që ju dëgjon ju, ndalet e ka të vështirë të refuzojë, kërkesën fjalën tuaj.

Të gjithë kanë detyrime ndaj jush sepse mbani mbi supe të ardhmen e këtij kombi. Kështu që këto 2 muaj bëni gjithçka për të firmosur me 14 maj fitoren e PD-së, fitoren e pluralizmit, fitoren e shqiptarizmit, fitoren e vlerave.

Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria!