Provokon Vuçiq, shfaqet para hartës me Kosovën brenda Serbisë

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 13:28
Provokon Vuçiq, shfaqet para hartës me Kosovën brenda Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka provokuar ku ai sot është shfaqur në një tubim me qytetarë serbë me një hartë prapa shpinës së tij, ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka folur se si nuk do të dorëzohet dhe se si s’do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

Këto deklarime dhe veprime të presidentit serb vijnë një javë para takimit të Ohrit ku edhe do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

(Kosova Sot Online)