Meta: Fakte shkatërrimtare! Shqipëria në krye të vendeve që kalojnë La Manshin, vende në luftë!

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 13:56
Meta: Fakte shkatërrimtare! Shqipëria në krye të vendeve që kalojnë La Manshin, vende në luftë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka drejtuar sot një takim për problemet e mëdha të arsimit në Shqipëri, ku i ka vënë theksin me forcë, largimit masiv të intelektualëve dhe të të rinjve shqiptarëve.

“Duhet që qendra e gravitetit të vendimmarrjes të spostohet drejt mendjeve më të ndritura të çdo komuniteti dhe të vendit, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë, përjashtimit, përçmimit të intelektualëve të ekspertëve sepse është kjo lloj arrogance e kësaj pakice uzurpatore dhe të korruptuar deri në palcë që ka bërë që të kemi këta tregues kaq të rëndë, katastrofikë në të gjitha drejtimet.

Ato grafikët zyrtarë të Home Ofice të Britanisë së Madhe janë shkatërrimtarë për çdo njeri pa fytyrë, për çdo analist pa fytyrë, për çdo pseudo-intelektual që kërkon të justifikojë Rilindjen dhe kriminalizimin që i ka bërë shoqërisë sonë.

Në krye të 10 vendeve vendeve që kalojnë La Manshin është Shqipëria dhe nuk është për shkak të alfabetit, jo! Është për shkak të numrit të madh që ka në vlerë absolute të qytetarëve shqiptare që ikin atje. Edhe prapë në dhjetëshen e parë është për sa i takon atyre që kalojnë me varka duke rrezikuar jetën, pra shumë herë më tepër sesa vendet të tjera që janë në luftë.

Në luftë, Afganistani, Siria, Sudani, Eritrea…Nuk gjeni dot në ato dhjetëshe një vend të rajonit që të jetë edhe i dhjeti, jo të jetë afër nesh. Nuk e gjeni dot! Do të gjeni vetëm vendet që janë në gjendje lufte. Pra, vende që janë me qindra milionë banorë dhe prapë ua kalojmë ne.”

(Kosova Sot Online)