Gazmend Hoxha merr edhe zyrtarisht postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 15:52
Gazmend Hoxha merr edhe zyrtarisht postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët.

(Kosova Sot Online)