"Nëse Kosova tregohet konstruktive, SHBA do t’i ndihmojë t’i bashkohet Partneritetit të NATO’s për Paqe"

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 13:38

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë sjell përfitime praktike, politike dhe ekonomike, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier në një takim me gazetarët, të mërkurën në Prishtinë.

Nëse Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, tha Hovenier, SHBA-ja “do t’i ripërtërijë përpjekjet” për ta ndihmuar vendin që t’i bashkohet Partneritetit të NATO-s për Paqe.

(Kosova Sot Online)