Borrell edhe për takimin e Ohrit: S’ka nënshkrim, por marrëveshja konsiderohet e miratuar me një deklaratë

  • S.A /
  • 18 March 2023 - 23:37
Borrell edhe për takimin e Ohrit:  S’ka nënshkrim, por marrëveshja konsiderohet e miratuar me një deklaratë

Shefi i diplomacisë së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se pala kosovare dhe serbe nuk e kanë pranuar aneksin e zbatimit të marrëveshjes të propozuar nga BE’ja, për të cilin Borrell tha se ishte më ambicioz dhe më i detajuar, përcjell "Kosova Sot Online".

“Fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, por palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. Në njërën anë, sepse besoj që Kosova nuk ka pasur fleksibiltet sa i përket substancës, dhe në anën tjetër, Serbia ka theksuar në parim që të mos nënshkruaj, edhe pse është e gatshme të implementojë”.

Tutje, Borrell tha se zbatimi i këtij aneksi do të bëhet pjesë përbërëse e Kosovës dhe Serbisë drejt rrugëtimit të tyre evropian.

“Pra marrëveshje konsiderohet e miratuar me një deklaratë që do të publikohet. Më besoni përkundër faktit që një tekst më ambicioz është propozuar në fillim, ajo mbi të cilin janë dakorduar palët, dhe zbatimi i saj përmes aneksit do të bëhet pjesë përbërse drejt rrugëtimit të tyre evropian” tha Borrell sipas perkthimit zyrtar.

(Kosova Sot Online )