'Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit'/ PD dërgon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KQZ-së dhe KAS

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 16:18
'Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit'/ PD dërgon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KQZ-së dhe KAS

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha ka kundërshtuar në Kolegj Zgjedhor vendimin KQZ-së për mos regjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga ish-kryeministri dhe vendimin e KAS për detyrimin e KQZ-së për regjistrimin e subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj. 

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sali Berisha ka kërkuar nga gjykata:

1.‘Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar’.

2.Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha si subjekt në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe

3.Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha si pjesë e Koalicionit Bashkë Fitojmë, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimn e tij të datës 18.03.2023..

(Kosova Sot Online)