Presidenti serb takon gjeneralmajorin amerikan, e falënderon për sjelljen e KFOR-it në veri

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 12:10
Presidenti serb takon gjeneralmajorin amerikan, e falënderon për sjelljen e KFOR-it në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar sot drejtorin e Strategjisë, Planifikimit dhe Politikës së Komandës Evropiane të SHBA-së, gjeneralmajor Daniel Lasik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuciq e ka falënderuar ushtarakun amerikan për sjelljen “racionale, të matur dhe profesionale” të njësive të KFOR-it gjatë “periudhave e krizës”.

“Një takim shumë korrekt me gjeneralmajor Lasik, të cilin veçanërisht e falënderova për sjelljen racionale, të matur dhe profesionale të njësive të KFOR-it gjatë periudhës së krizës dhe shpreha besimin se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të Serbisë dhe SHBA-së”, ka thënë Vuçiq në Instagram.

(Kosova Sot Online)