Ferizaj: E godasin me veturë, tre persona të armatosur ja marrin 770 euro një personi

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 09:47
Ferizaj: E godasin me veturë, tre persona të armatosur ja marrin 770 euro një personi

Një grabitje ka ndodhur dje në Bablak të Ferizajit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar me veturë në shtëpi, është goditur nga një veturë.

Viktima ka raportuar se nga vetura kanë dalur tre person, të cilët kanë qenë të armatosur.

Raporti policer njofton se të dyshuarit viktimës ia kanë marrë 770 euro.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

GRABITJE

Fsh. Bablak, Ferizaj 22.03.2023 – 19:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi me veturë, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër (4) të dyshuar, ku tre (3) prej tyre kanë qenë të armatosur me AK 47. Të dyshuarit viktimës ia kanë marrë shtatëqind e shtatëdhjetë (770) €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)