Kurti: Unë kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën, vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 11:51
Kurti: Unë kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën, vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po raporton në Kuvend për marrëveshjen e arritur me Serbinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kurti tha se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi”. Ai tha se “Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”.

Kurti pranoi se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushteutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti europiane”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)