Kurti sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 08:28
Kurti sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Homazhet do të nisin nga ora 11:30.

Kryeministri Kurti po ashtu shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

Ndërsa, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.

(Kosova Sot Online)