'Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro, borxh! Me 5 miliardë euro, rrogat në Shqipëri mund të rriteshin 6 herë'

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 08:57
'Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro, borxh! Me 5 miliardë euro, rrogat në Shqipëri mund të rriteshin 6 herë'

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak të Klosit, Bedri Hoxha.

E nderuar zonja kryetare e PD, Denisa Vata, i nderuar kryetari i grupit politik të punës, Çlirim Gjata, i dashur kandidati ynë për kryetar bashkie dhe kryetar i ardhshëm i Klosit, Bedri Hoxha. 

I dashur Skënder Gjuci, kryetari i ardhshëm i bashkisë Mat, i dashur Ismail Uka, kryetari i ardhshëm i bashkisë Peshkopisë. Zonja kryetare e PD-së së Klosit. Vëllezër e motra, zonja e zotërinj. 

Një mirënjohje të pakufishme ju për praninë sot në këtë takim të zjarrtë. Mirënjohje të pakufishme të të gjithë banorëve të Klositkudo që janë. Në Klos, Mat, Shqipëri dhe emigracion, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe i japin PD-së dhe demokracisë shqiptare. 

Unë kam ardhur sot tek ju, për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie të Klosit, zotin Bedri Hoxha, ish-deputet, ish-kryetari juaj i bashkisë, miku im, por duhet të ju them këtu sot, se Bedri Hoxha nuk është kandidat as pse ishte ish-deputet, ish-kryebashkiak i Klosit, apo mik i Sali Berishës, por është kandidat se ju e zgjodhët dhe e besuat.

Kjo përbën një ndryshim të madh. 

Kryetarja e PD për Klosin rreshtoi këtu para jush, përkushtimin, vërtitet dhe eficencën që dëshmoi në drejtimin e bashkisë, BedriHoxha. Ato ishin dhe janë të vërteta, por sot Bedri Hoxha vjen para jush edhe dy herë më i detyruar sepse ju e propozuar, i besuat, që ai të vazhdojë të qëndrojë në drejtim, të zgjidhet kryetar i kësaj bashkie, të vazhdojë të ju shërbejë ju, të ju përkushtohet ju, të ndajë me ju të gjithë problematikat e mëdha, personale, familjare komunitare. 

Të bëjë gjithçka që secili prej jush, krahas vatrës familjare që keni, të keni edhe një shtëpi të vërtetë tuajën në bashkinë e Klosit. Të bëjë gjithçka që ai të përdore në mënyrën më transparente, më të drejtë, më të ndershme të ardhurat e kësaj bashkie. Të bëjë gjithçka për të sjellë në bashki donacione dhe ndihma nga organizata dhe vende partnere. Të bëjë gjithçka që pasuritë e komunave të Klosit, bashkisë së Klosit të shndërrohen në të mira dhe mirësi për banorët e kësaj bashkie.

Të dashur miq! 

Ne jemi sot në prag të zgjedhjeve lokale, ku zgjedhim qeveritarët vendorë, por secili nga ne, nëse ndalet për një moment dhe e shikon Shqipërinë, shoqërinë shqiptare si po rrokulliset me shpejtësi, se si po shkretohet me shpejtësi, si po varfërohet me shpejtësi, e kupton se këto zgjedhje janë më të rëndësishme zgjedhje që janë zhvilluar nga 1992 e deri më sot.

Këto janë zgjedhje për shpëtimin e Shqipërisë, janë vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi. Historia e kombeve ka provuar dhe më shumë se cili do komb tjetër, kombi shqiptar se monizmi është tragjedi e vërtetë për kombet, është varfërimi dhe mjerimi më i madh për kombet. 

E provuam këtë në diktaturën komuniste. 

Pas 30 vitesh udhëtim në demokraci, ne sot ndodhemi para faktit kur të gjithë pushtetet i ka marrë në dorë një njeri, kur të gjithë pushtetet janë në dorën jo të një partie, por të një sekti brenda një partie, të një sekti që quhet Rilindje, por në fakt meriton çdo epitet të keq.

Sot ne jemi dëshmitar se e drejta në këtë vend nuk ekziston, se qytetarë që të fitojë një gjyq nuk ka, se organet e drejtësisë janë të gjitha seksione të PS-së.

Sot ne jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor, qytetari duhet të presë 10-15 vite. Se për një proces gjyqësor duhet të paguajë për ta afruar, sa kurrë ndonjëherë më parë. Sot ne jemi dëshmitarë se nga mëngjesi deri në darkë, këta qeveritarë vjedhin dhe vetëm vjedhin. 

Unë do t'u jap disa shembuj.

Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro, rrogat në Shqipëri mund të rriteshin 6 herë, rrogat mund të rriteshin 3 herë dhe po kaq pensionet. 

Me 5 miliardë euro, çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro. Me 5 miliardë euro, fshati shqiptar, Shqipëria do të ishte një vend krejt tjetër. Këtu po them vetëm borxhin, nuk po flas për taksat që u dyfishuan, nuk po flas për tarifat, gjobat dhe burime të tjera të ardhurash.

Çfarë ndodh me ne? Pse ne sot rreshtohemi të fundit për rrogat dhe pensionet në Ballkan. Në vitin 2013 qëndronim në krye, ajo ishte një arritje e jetës tonë, e jetës së secilit. Ne vërtetë kemi qenë të varfër, jemi rropatur në varfëri në dekada dhe shekuj, por ja dolëm të paguhemi më mirë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit në vitin 2013.

Ky trend nuk vazhdoi, përkundrazi çdo vit rriten çmimet, çdo vit rritet inflacioni. Vetëm nga vjet gjer në sivjet, brenda 1 viti, çmimet e ushqimeve janë rritur 12 %, sipas statistikave zyrtare. Pra në 8 vite jo vetëm që nuk marrim rrogën e vitit 2013, por marrim të paktën 30% më pak fuqi blerëse, se sa ç’blinim me atë rrogë në vitin 2013.

Edi Rama, bashkë me ministrat e tij janë sjellë ndaj buxhetit të shtetit, ndaj parave të marra borxh si një organizatë kriminale. Në vend që ato të ua kthenin në rroga, pensione, në rrugë, në ujësjellësa, kanalizime, se paratë tuaja janë, ai i kthen ato në plaçkë, si kurrë ndonjëherë. Kjo qeveri është e vetmja në Europë, botë që ndërton autostradën në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur në të gjithë Europës, Gjermani, Zvicër dhe kudo, autostrada në fushë kushton 2-3 mln euro. 

Kjo qeveri, si askund tjetër, ndërton shkolla në Tiranë, Erion Veliaj me 6 mln euro, ndërkohë kur shkolla me manuale ndërtimi që përcakton çdo çmim, shkon gjithsej, 700 mijë euro. Kjo qeveri realizon qindra e qindra tendera sekrete të ndaluara me ligj. Tenderat sekrete lejohen vetëm për shërbimet sekrete dhe prokurorinë dhe ato, me lupë. Kurse këta janë lëshuar si hajdutër dhe fshehin në mënyrë të paturp, fshehin tendera për të vjedhur.

Bedriu tregoi rastin e tenderit për ujësjellësa, fitoi kompani me 300 mln lekë më shtrenjtë. Ky është një nga mekanizmat kryesorë të vjedhjes. Këta u thonë kompanive, për sa e ndërton ti, e ndërtoj për 50 mln. Jo i thotë, do e sjellës ofertën për 130 mln. Ato 80 mln do i ndajmë bashkë. Që të gjithë tenderatfitohen me vlerat maksimale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga këta qeveritarë 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në Shqipëri në një vit është 97 miliardë lekë. Pra me aq sa vjedhin në 9 muaj, pagat mund të ishin rritur të paktën 130%. Por kjo nuk ndodh sepse ata kanë përçmim, i urrejnë qytetarët, i konsiderojnë qytetarët, qenie inferiore, qenie që kaq meritojnë. 

Ata nuk shohin, nuk mund të shohin as vuajtjen, sakrificën tuaj. 

Por si mund të shohë vuajtjen, sakrificën një njeri që i lejon vetes të udhëtojë 137 herë me avion me dhomë gjumi, se vuan shumë ai, lodhet shumë. Si mund të qajë dhe të dijë hallet tuaja, të rrogave, pensioneve, rrugëve, rrugicave, kanaleve ujitëse, të ujit të pijshëm, një njeri i cili firmos 420 mln euro për djegësatnë Tiranë dhe sot pas kaq vitesh nuk ekziston asnjë djegës, as në Tiranë, as në Fier dhe ai i Elbasanit nuk punon. Sepse është sipërmarrja e tij. Sepse është sipërmarrja e tij dhe Erion Veliajt.

Si mund të i lejojë vetes të dijë hallet tuaja, jo, sepse ai blen vazon për në oborr të kryeministrisë që nuk e sheh kërkush, 4 mln euro. A mund të qajë hallin e nënave, motrave tona ajo ministre që nga Tirana në Peshkopi fluturon 15 herë me helikopter për mbledhje partie dhe çdo udhëtim është 15 mijë euro. 

A mund të qajë hallin e nënave dhe motrave tona, Belinda e cila ulet dhe porosit biftekun 1 mijë euro, sa një ka. A mund të qajë hallin ajo zonjë, e cila po lexoja sot, sot disbursimet e thesarit për një udhëtim jashtë shtetit si ministri, kanë përdorur 22 mlnlekë. 

A mundet pra të vazhdojnë të na vjedhin në këtë mënyrë ne, të na poshtërojnë në këtë mënyrë ne, të na varfërojnë në këtë mënyrë ne? Jo, kurrën e kurrës. Ndaj dhe këto zgjedhje kërkoj që ne të bashkohemi. 

E thatë shumë bukur, demokrat, socialistë të pa paparti, të mos votojmë këta hajdutë, po votuam këta, kemi shkelur mbi veten tonë, mbi ata që po largohen çdo ditë nga Shqipëria. Nuk votohen hajdutët, hajdutëve u tregohet vendi, nuk kanë parime, ideale, atdhe e flamur. Kanë vetëm interesa hajdutësh.

14 maji është datë e madhe, duhet të përballemi dhe të hedhim mënjanë këtë monizëm, duhet të rivendosim pluralizmin. Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale, por nuk gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një nen në statut; Partia Demokratike nuk bojkoton më zgjedhjet. 

Vendosja e Bedri Hoxhës si qytetar i parë i Klosit, është vendosje e pluralizmit dhe ky është misioni ynë. Ne përmbysëm një monizëm dhe diktaturë në vitet ’90, ne duhet të përmbysim këtë monizëm që bazohet në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Është në duart tuaja ky ndryshim i madh, është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë. Ndaj dhe duhet të bashkohemi, të trokasim në çdo derë. 

Nuk duhet të harrojmë se propaganda e qeverisë është toksike. Kjo qeveri, ka një kontroll policesk mbi mediat. Mediatushtrojnë ndaj jush tiraninë e mashtrimit, tiraninë e manipulimit.

A e patë sot. Ata kanë një skuadër pseudoanalistësh të cilët dalin nga ekrani në ekran, duke shpifur, trilluar, duke bërë retush të qeveritarëve që i paguajnë.

Njëri prej tyre ishte gjobëvënës, por gjobëvënës ai është lule. Në mes të Tiranës, këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka me mikun e tij, Agron Neza bashkë me McGonigalin kapin si hiena biznesmenët dhe i gjobisin, 1-5 mln euro. Dje ishte denoncimi i fundit i një pronari mediash. 

Ndodh gjë me këta gjobëvënës, asgjë, sepse kishim mburojën e Edi Ramës. Sepse ndofta ndanin paratë me Edi Ramës, por në botë nuk ndodh kërkun, përveç se në Shqipëri. Kudo ata duhet të përballeshin me ligjin. Janë këto shembuj, këto zhvillime të cilat duhet të na frymëzojnë ne dhe ju garantoj se përgjigja më e shpejtë do të jetë ajo ndaj varfërisë.

Do të dyfishojmë rroga e pensione, me synim trefishimin e tyre.Nuk ndërtojmë ne rrugë, nuk kemi ndërtuar kurrë rrugë 24 mlneuro km, përkundrazi kemi ndërtuar edhe me 1 mln e 2 mlnkilometrin në autostradë.

Sot Edi Rama ndërton rrugët anësore me çmim dy herë më të shtrenjtë se sa kemi ndërtuar atë autostradë. Nuk ndërtohet shkolla me 6 mln euro, por ndërtohet si kudo në Europë me 700 mijë euro. Nuk udhëton kryeministri me avion me dhomë gjumi, le të rrijë gjumi dhe të bëjë ç’të dojë, por do të udhëtojë me avionë linje. 

Nuk do të mund të ulen ministrat, se nuk janë ulur kurrë, me biftek 1 mijë dollarë. Pra do të ketë standarde të tjera dhe u garantoj shumë më të rrepta. 

Fermeri shqiptar do të ketë subvencion për çdo prodhim. Fermeri shqiptar do të ketë mbështetje të madhe. Subvencioni për fermerët do të jetë në mesataren e Ballkanit. Sot është 6 herë më i ulët se sa mesatarja e Ballkanit. Sot është 5 herë më i ulët se Kosova. Po me Ballkanin e Hapur, Edi Rama falimentoi me qindra e mijëra ferma. Masivisht janë therur lopët e rracës sepse futet qumështi pluhur nga Serbia dhe ne blejmë djathë të bërë me qumësht pluhur. 

Merr fund kjo. Ne do të mbrojmë prodhimet tona, të cilat për shumë arsye janë absolutisht më cilësoret në Ballkan dhe Europë. Ne do të bëjmë gjithçka që fermerët të ecin, të prosperojnë fermat e tyre, çdo prodhim i cili për shkaqe tregu apo natyrore, nuk është për treg, nuk e merr tregu, do të paguhet me çmim bazë nga qeveria. 

Asgjë nuk po bëjmë, po ua them unë ju. Po bëjmë atë që bën Kosova dhe çdo vend tjetër përreth, dhe asnjë vend që i bën këto nuk humbet, përkudrazi fiton. Vërtetë këtë vit mbi prodhimi mund të detyrojë shtetin të ndërhyjë dhe të kompensojë për prodhime që prishen, vërtetë breshëri mund të të prishë prodhimin dhe shtetit të ndërhyjë. Por kjo bën që vti vitin tjetër të vazhdosh, kjo bën që të mos lësh fermash, por të kthehesh ta vazhdosh vitin tjetër prodhimin edhe më mirë. Dhe në këtë mënyrë zhvillohen të gjitha bujqësitë.

Pa bujqësi të zhvilluar nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Pa fshat të zhvilluar nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për mëkëmbjen, begatimin e qytetarëve shqiptarë në fshat dhe qytet. Do të përgjysmojmë taksat për bizneset. E kemi bërë një herë. Çfarë ndodhi? U dyfishuan bizneset, u dyfishua punësimi. Çfarë ndodhi? Nga viti 2007-2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit, popullata u rrit çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme. 

Mbi 180 mijë familje u kthyen nga emigracioni dhe filluan të investojnë në Shqipëri. Përsëri ne i qëndrojmë taksave të ulëta, çmimit të ulët të energjisë. Çfarë bëjnë këta. Vjedhin dhe vetëm vjedhin. E kanë shndërruar energjinë në një mallkim për shqiptarët në një kohë kur ajo​është bekim për shqiptarët, në një kohë kur ne 98% të energjisë e kemi nga ujërat, shirat. Nuk ka asnjë lidhje me luftën në Ukrainë, zero. Ka lidhje me vjedhjet që bëjnë. 

Çfarë bën Edi Rama me ministren e tij. Zbrazin digat, dy vera rresht që zbrazin digat. Zbrazin dhe ua japin sekserëve të tyre, këta pastaj e shesin në bursë me një çmim, 5 herë më të lartë se sa çmimi që blejnë kaskadën tuaj.

Bizneset ja rrisin çmimin në 215 lekë. Në 60 lekë do të zbresë çmimi për bizneset. Ne do të ulim çmimin për konsumatorët, aq sa ishte.

Këta janë mashtrues të paskrupullt. A e dini ju që sot, sistemi energjetik shqiptar është borxh 1.1 miliardë euro, defakto është i falimentuar, sepse e vodhën këta në këtë mënyrë. Dy vitet e fundit janë prodhuar çdo vit nga 2 miliardë kilovat orë energji më shumë se konsumi i përgjithshëm. Megjithatë kanë importuar 300-400 mln euro, pikërisht se zbrazin digat për të vjedhur. Marrin fund këto.

Ne do të bëjmë gjithçka që të shënojmë kthesën e shumë pritur. Kjo kthesë është në duart tuaja, është në mendjen tuaj, ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj banorët e Klosit dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në këtë fushatë për të shpëtuar, veten, fëmijët, të ardhmen, Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale, nga ky sekt hajdutësh që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për shqiptarët, që po e shkreton, varfëron, mjeron Shqipërinë dhe ata.

Rroftë populli i Klosit, rroftë Shqipëria!  Fitore, fitore, fitore.

(Kosova Sot Online)