Ky është numri i personave që i provohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 14:46
Ky është numri i personave që i provohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

Nga Komisioni Qeveritar janë pranuar 1881 aplikacione për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prej tyre janë 1402 gra dhe 71 burra, kurse edhe 58 të tjerë janë në shqyrtim.

“Deri sot nga 1939 aplikacione, janë trajtuar 1881 dhe 58 janë në shqyrtim. Në vitin 2023 janë 68 aplikime, pra në vetëm 3 muajt e parë. Të aprovuara deri më tani janë afër 1473 raste. 3 panele intervistuese po bëhen brenda një muaji. Shumë raste vendosen edhe pa qenë prezentë në intervistë, në bazë të dokumenteve. Këtu është keqkuptuar sepse është menduar se duhet të ketë shumë dokumente, dhe kjo nuk është e vërtetë ajo çka na duhet neve është vetëm tregimi, vetëm storia. Në qoftë se e kemi refuzuar herën e parë, ajo mund të ketë diçka më shumë kur të vijë herën e dytë. Përveç anëtarëve që e hapin dosjen, askush tjetër nuk e hap. Nuk ka emër dosja, vetëm kod, në mënyrë që t’i ruhet konfidencialiteti”.

(Kosova Sot Online)