Tërmet në Itali

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 08:22
Tërmet në Itali

Një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua dje në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se epiqendra ishte në provincën e Campobasso.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi prej 23 kilometrash.

Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën menjëherë në rrugët e vendit.

(Kosova Sot Online)