Gjendet i vdekur një person afër një lumi në Vushtrri

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 09:32
Gjendet i vdekur një person afër një lumi në Vushtrri

Një person është gjetur i vdekur pranë një ure të lumit në Vernicë të Vushtrrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dje dëshmitari ka raportuar se afër një urës në lumë kishte vërejtur një trup të pajetë.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)