17-vjeçari vret me thikë babain për këtë fjalë

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 16:49
17-vjeçari vret me thikë babain për këtë fjalë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Zonguldak, ku një 17-vjeçar ka qëlluar me thikë në zemër të atin, pas një sherri banal mes tyre.

Mësohet se i riu e ka quajtur “idiot” vëllanë e tij 15-vjeçar, i cili ka dashur t’i hapë derën kur ka ardhur në shtëpi dhe për këtë ka nisur të debatojë me të atin.

“Kujt i thua idiot ti?”, iu drejtua viktima të birit dhe këtu nisi një debat i madhe që u shndërrua në sherr. Në gjaknxehtësi e sipër, 17-vjeçari mori thikën në dorë dhe e goditi të atin, fillimisht në zemër dhe më pas në ijë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ahmet Demirci i plagosur rëndë nuk ka mundur të shpëtojë me gjithë ndërhyrjet e bëra në spitalin ku u dërgua. Nga ana tjetër, autori u arrestua pas ngjarjes me thikën që përdori si armë vrasjeje.

(Kosova Sot Online)