Dasho: Iku modeli i kandidatit me thes në dorë, tani thesin e hap shteti!

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 08:48
Dasho: Iku modeli i kandidatit me thes në dorë, tani thesin e hap shteti!

Akti i fundit i kreut të Qeverisë në prag të fushatës elektorale për të shpërndarë para në shtresat më të varfra të popullsisë, siç janë pensionistët, ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Dr. Erion Dasho, kritik i vëmendshëm i zhvillimeve në Shqipëri, vërejti se sa ka avancuar blerja e votave: Tani nuk del kandidati me thes më dorë, tani thesin e hap shteti tha ai.

“Në mars 2021 jepeshin dëmshpërblimet e tërmetit vetëm një muaj para zgjedhjeve të prillit, - konstatoi dr. Dasho. -  Në prill 2023 jepen 50 mijë lekë shpërblim për qindra mijëra pensionistë para zgjedhjeve të majit.

Parvjet jepeshin rreth 100 milionë euro; këtë vit jo më pak se 30 milionë! Harrohet modeli i kandidatit që del me thes në dorë dhe shpërndan lekë para votimeve. Tani thesin e hap shteti. Sa aktuale, thënia e të ndjerit Arbnori: "Këta nuk janë socialistë, janë specialistë"...” nënvizoi profesori.

(Kosova Sot Online)