Djegia e veturave në Veri, Szunyog: I mjerueshëm dhe qëllimi i frikësimit të popullatës lokale atje, duhet dënuar

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 13:31
Djegia e veturave në Veri, Szunyog: I mjerueshëm dhe qëllimi i frikësimit të popullatës lokale atje, duhet dënuar

Shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar aktin e djegies së veturave të nacionalitetit serb në veri të vendit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Szunyog shkruar se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)