Lexoni parashikimin e motit për fundjavë

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 19:24
Lexoni parashikimin e motit për fundjavë

Gjatë fundjavës do të ketë mot të ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira e reshje shiu, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së, ditën e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, reshje shiu e rrufe.

“Do të ketë rritje të temperaturave, ndërsa presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”.

Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervalet me diell, vende-vende vranësirat parashihen të sjellin edhe riga shiu.

“Temperaturat minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë celsius.  Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)